Lajmet nga Vllaznia

Sot Vllaznia U-19 kunder Zibmru

Trajneri i ekipit të 19-vjeçarëve të Vllaznisë, Luan Zmijani, ka besimin e plotë se skuadra e tij mund t’ia dalë për të qenë në turin tjetër të Ligës së Kampioneve. Sipas tij, në ekipi ka një optimizëm para kësaj sfide. Goli i shënuar nga Pusi me 11-metërsh i ka lënë të hapura shpresat për kuqeblutë për një kualifikim të mundshëm.

Sot Vllaznia U-19 kunder Zibmru

Cungu: Kur t’i vijnë mendtë Vllaznisë, do të jetë vonë!

“Situata dramatike pas kësaj humbjeje? Normalisht, nuk është situatë e mirë. Në fund të fundit rezultatet e ndeshjeve të javëve të para të Vllaznisë nuk të lënë shumë për komente. Kemi bërë gabime në fushën tonë, në dy ndeshje kemi marrë dy pikë, shumë pak. Në shtëpi çdo ekip bën maksimalen. Ne i kemi marrë pak lehtë këto gjëra, duke u treguar altruistë. Po nuk djersite, nuk vijnë pikët në futboll. Ndeshja e sotme ishte jo e mirë për ne. Më parë kemi dominuar me lojë, porn a ka munguar goli. Në një moment të vetëm ua kemi dhuruar golat kundërshtarëve. Sot, 45 minutat e para ishin të mira, me dy raste të pastra shënimi, ndërsa në pjesën e dytë shumë keq. Nëse deri dje jemi justfikuar me ekipin e ri, të papjekur, sot nuk ka vend për këtë. Kemi lojtarë që duhet të marrin përgjegjësi më tepër. Po të rrish mbrapa, pa dalë asnjëherë nga zona jonë në pjesën e dytë, do të pësosh, paksa edhe me ndihmën e arbitrit. Ekipi ka prodhuar lojë, në pjesën e parë sot, por sidomos në ndeshjet e tjera, por shpërdoron shumë. Edhe presioni psikologjik po e bën të vetën.

Cungu: Kur t’i vijnë mendtë Vllaznisë, do të jetë vonë!