Pjeshka gati për Kukësin, qetësohet trajneri Gjoka
Me rikuperimin e mbrojtësit shkodran, merr fund edhe dilema për krahun e djathtë të prapavijës. Kuqeblutë synojnë fitoren në ndeshjen ndaj kampionëve.
Me rikuperimin e mbrojtësit shkodran, merr fund edhe dilema për krahun e djathtë të prapavijës. Kuqeblutë synojnë fitoren në ndeshjen ndaj kampionëve.
Vllaznia e pret ndeshjen me Kukësin si një finale, pasi në këtë rikthim të kampionatit pas pauzës njëmujore, në Shkodër nuk pranohen hapa falsë. Situata në renditje nuk është e mirë, prandaj dhe në skuadër janë të karikuar për një nisje me tri pikë. Për këtë takim trajneri Ernest Gjoka do të ketë mungesë të sigurt, pikërisht mbrojtësin e djathtë, Olsi Gocaj, i cili do t'i mungojë edhe për disa javë ekipit.
Skuadra shkodrane po bëhet gati për ndeshjen e rradhës me Kukësin dhe në fakt stafi teknik ka ende dy probleme me lojtarët që janë të dëmtuar.
Vllaznia ka luajtur sot miqësoren e parë në Shqipëri, duke u ndeshur në "Loro Boriçi" me Tërbunin. Ndeshja përfundoi 1-0 për shkodranët, që fituan me një gol nga Çinari në pjesën e dytë të ndeshjes
Një orë në dispozicion të tifozëve shkodranë. Ernmest Gjoka ka bërë sot diçka mjaft të veçantë, që e kishte bërë edhe në Vlorë vite më parë, sepse në Facebook, në faqen zyrtare të Vllaznisë, ka shkruar në lidhje me gjithçka e kanë pyetur tifozët.
Nuredin Orelsi nuk i eshte bashkuar akoma ekipit te Vllaznise ne fazen pergatitore qe po zhvillon ne Ulqin. Arsyeja duket se qendron tek mos pajisja me vize per lojtarin nigerian, i cili para dy ditesh eshte kthyer ne Shqiperi.