Nallbani firme per Vllaznine: Me te synoj Evropen
Premtimi i presidentit Fushaj te marten eshte bere realitet dje. Si? kishte deklaruar nje dite me pare numri 1 i klubit shkodran, blerja e pare e Vllaznise eshte konkretizuar. Ilir Nallbani ka mberritur mbremjen e se martes vone ne Shkoder dhe dje ne dreke nuk ka ngurruar te hedhe firme ne kontraten e ofruar nga klubi me i madh verior i Shqiperise. Vete klubi shkodran ka bere te ditur dje se kontrata e firmosur me kete futbollist eshte njevje?are nderkohe qe pas arritjes se marreveshjes te dy palet jane dukur te kenaqura. Ne te vertete nuk eshte dashur aspak kohe per te arritur ne akordin financiar.