Stadiumi Loro Boriçi

Stadiumi Loro Boriçi

Stadiumi "Loro Boriçi" në qytetin e Shkodrës i ka nisur punimet për ndërtimin e tij herët, në vitin 1952. Pas një viti e sa punë, do vinte momenti i inagurimit. Ka qenë 1 maji i vitit 1953 pikërisht në ndeshjen-derbi të Shkodrës, Puna-Dinamo. Në vitet '80 ndërkohë do të merrej vendimi për të ndryshuar krejtësisht formatin. Projektohet një stadium gjigand nga inxhinieri Reshat Koçkiqi dhe ideja ishte që "Vojo Kushi" i atëhershëm të arrinte të kishte një kapacitet prej 28 apo 30 mijë vendesh. Puna nis me ritme të shpejta falë interesimit të posaçëm të Muho Asllanit, ish-sekretarit të parë të Partisë në atë kohë. Ishte pikërisht Muho Asllani ai që do vazhdojë të kujtohet për këtë projekt gjigand. Por largimi i tij nga kjo detyrë vetëm pasi kishin përfunduar dy tribuna, ajo ballore dhe ajo anësore nga veriu, do të bënte që projekti të mos përfundonte dot. Emri i parë me të cilin është njohur stadiumi i Shkodrës ka qenë ai i heroit të luftës, Vojo Kushit. E ka mbajtur këtë emër deri pas viteve '80. Me ardhjen e demokracisë, në kuadrin e ndryshimit të të gjithë emrave, do vendosej për të ndryshuar edhe emrin e stadiumit. Mendimet janë të shumta, njëkohësisht edhe propozimet. Por në fund fiton ideja për t'i vënë emrin e një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar, për të mos thënë më të madhit. Pikërisht Loro Boriçit.

Stadiumi "Loro Boriç" është shtëpia e tifozëve më të zjartë në Shqipëri. Tifozët shkodran njihen për mbështjetjen e zjarrtë që i kanë bërë dhe i bëjnë ekipit të tyre Vllaznia. Në stadiumin "Loro Boriçi" është krijuar tifo grupi i parë shqiptar Vllaznit Ultras.
Kapaciteti aktual i stadiumit Loro Boriç është 13.500 vende.

Ne maj te 2015 ka filluar rikonstruktimi i stadiumit Loro Boriçi, punimet e te cilit kane perfunduar ne vere te vitit 2016. Kapaciteti i ri i stadiumit eshte rreth 16000 vende dhe ka kushtuar rreth 17 milion euro.

Tifozët

Lexo me shumë