Superliga

Vllaznia barazon kunder Korabit

Vllaznia barazon kunder Korabit

Vllaznia nuk arrin te shkoje me shume se barazimi 1-1 kunder ekipit te Korabit te Peshkopise. Pjesa e pare fillon mire per ekipin e Vllaznise ku zoteron mire topin dhe ka epersi kunder ekipit te Korabit por pa arritur qe te zhbllokoje rezultatin.

Barazimi që kushton: Shtubina e Pjeshka mungojnë në Vlorë

Kënaqësia e marrjes së pikës ndaj Partizanit, çka bëri që të mbyllen të gjithë thashethemet e ditëve të fundit, natyrisht që i ka kënaqur të gjithë në Shkodër. Skuadra e tyre tregoi edhe njëherë tjetër se, përveçse po respekton deri në fund kampionatin, po lufton fort për të arritur objektivin e saj, që është vendi i katërt në renditje.

 Barazimi që kushton: Shtubina e Pjeshka mungojnë në Vlorë
Vllaznia, me mungesa para Partizanit

Vllaznia, me mungesa para Partizanit

Jo vetëm se është Vllaznia-Partizani, që tradicionalisht ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, por më së shumti nga rrethanat, në të cilat po përgatitet kjo sfidë, bëjnë që interesi për kryendeshjen e javës së 29-të të Superligës të jetë maksimal.

Cungu: Respekt për Kukësin dhe kuksianët, dua pikë për Vllazninë

Periudha e kaluar në drejtim të Kukësit ka qenë më e shkëlqyera për të si trajner dhe, natyrisht, Armando Cungu e mban ende mend. Ashtu siç ushqen respektin për këtë qytet dhe njerëzit e tij, por nesër do të jetë ndryshe. “Te kjo skuadër kam kaluar vërtetë momente të shkëlqyera. Kam shumë respekt për Kukësin dhe kukësianët, por duke qenë tashmë pjesë e një skuadre tjetër, për më tepër Vllaznisë, skuadrës së qytetit tim, do të mundohem t’i shërbej sa më mirë asaj dhe padiskutim që do të kërkojmë pikë. Vërtetë Kukësi ka një skuadër shumë të mirë dhe jo më kot është në vend të parë. Ka një kontigjent të bollshëm me lojtarë cilësorë, një trajner profesionist dhe shumë punëtor, po ashtu një president shumë ambicioz. Në këto kushte, e di që ata do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, por edhe ne nuk do të heqim dorë kollaj nga objektivi për të mos dalë pa pikë”, – ka thënë numri një i pankinës shkodrane.

Cungu: Respekt për Kukësin dhe kuksianët, dua pikë për Vllazninë