Superliga

Cungu: Nëse tregohemi seriozë, mund ti marrim pikë Partizanit

Humbja me Teutën duket se është lënë pas në kampin shkodran. Skuadra tashmë e ka mendjen te takimi i radhës, që do ta luajë nesër në kryeqytet, ndaj Partizanit. Trajneri Armando Cungu në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para ndeshjes, e ka vlerësuar shumë kundërshtarin, por nga ana tjetër ka lënë të kuptojë se nuk do ishte çudi nëse Vllaznia do merrte pikë. "Shpresoj që ndeshja me Teutën të ketë qenë një gabim elementar i yni dhe natyrshëm që ka qenë një nervozizëm i ligjshëm për paraqitjen e dobët që bëmë, por atë tashmë nuk mund ta kthejmë më pas. Duhet të shohim përpara, sepse kemi një ndeshje shumë të vështirë, atë me Partizanin, i cili është një ekip pretendent për titull, me shumë kualitete dhe me shumë cilësi brenda.

Cungu: Nëse tregohemi seriozë, mund ti marrim pikë Partizanit

Fiton ndaj Bylisit, Vllaznia nis garën për vendin e 6-të

Është mbyllur me fitoren e shkodranëve 1-0 ndeshja e vlefshme për javën e 27-të mes Bylisit dhe Vllaznisë Ka vendosur goli i realizuar nga Kalaja në minutën e 9', për të regjistruar fitoren e tretë radhazi për kuqeblutë që ndodhen vetëm 1 pikë larg vendit të gjashtë Ballshiotët regjistrojnë humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit, duke mbetur në vend të nëntë, dy pikë më pak se Flamurtari i vendit të tetë

Fiton ndaj Bylisit, Vllaznia nis garën për vendin e 6-të

Cungu: Nuk kemi siguruar akoma asgjë

Trajneri i Vllaznisë vlerëson fitoren e arritur ndaj Tiranës, por kërkon të mbajë ekipin me këmbë në tokë, sa i përket luftës për mbijetesë "Sikurse e kam thënë edhe pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, kemi arritur një fitore, por nuk kemi siguruar asgjë më shumë"

Cungu: Nuk kemi siguruar akoma asgjë