Superliga

Luhet Vllaznia-Tirana, “klasikja” ku vlen vetëm fitorja

Luhet Vllaznia-Tirana, “klasikja” ku vlen vetëm fitorja

Ndeshja Vllaznia-Tirana, e fundit për këtë vit, do të zhvillohet ditën e enjte, në orën 14:00. Ndonëse fillimisht u mendua të luhej në orën 17:00, orari ka ndryshuar dhe nuk do të ketë nevojë për prozhektorë. Natyrisht, një sfidë e tillë pritet me interes, për më tepër që të dyja ekipet do të kërkojnë fitoren. Atmosfera në këtë pragndeshje duket e ndezur, sepse dihet edhe rivaliteti mes dy tifozërive. Nga sa merret vesh, në “Loro Boriçi” do të ketë një numër të konsiderueshëm tifozësh bardheblu dhe kjo do të bëjë që edhe numri i tifozëve shkodranë të jetë më i madh këtë herë.

Vllaznia “blindohet” para Laçit

Mesjava e kthen në transfertë Vllazninë, pasi shkodranët udhëtojnë drejt Laçit për t’u përballur me vendasit. Në atë ndeshje kuqeblutë do të jenë të plotë, teksa në dispozicion të Cungut do të jenë edhe lojtarët që ishin të pezulluar me kartonë.

 Vllaznia “blindohet” para Laçit