Java e 32: Skenderbeu - Vllaznia 4-3
Vllaznia nuk ka arritur te ruaje avantazhin e dyfishte kunder Skenderbeut, duke humber ne minutat shtese me rezultatin 4-3.
Vllaznia nuk ka arritur te ruaje avantazhin e dyfishte kunder Skenderbeut, duke humber ne minutat shtese me rezultatin 4-3.
Vllaznia ka nisur dje seancën e parë stërvitore për takimin me Skënderbeun. Barazimi me Korabin duket se ka prishur jo pak humorin. Një gjë e tillë është vënë re që në seancën e parë anti-Skënderbeu.
Vllaznia nuk arrin te shkoje me shume se barazimi 1-1 kunder ekipit te Korabit te Peshkopise. Pjesa e pare fillon mire per ekipin e Vllaznise ku zoteron mire topin dhe ka epersi kunder ekipit te Korabit por pa arritur qe te zhbllokoje rezultatin.
Kënaqësia e marrjes së pikës ndaj Partizanit, çka bëri që të mbyllen të gjithë thashethemet e ditëve të fundit, natyrisht që i ka kënaqur të gjithë në Shkodër. Skuadra e tyre tregoi edhe njëherë tjetër se, përveçse po respekton deri në fund kampionatin, po lufton fort për të arritur objektivin e saj, që është vendi i katërt në renditje.
Jo vetëm se është Vllaznia-Partizani, që tradicionalisht ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv, por më së shumti nga rrethanat, në të cilat po përgatitet kjo sfidë, bëjnë që interesi për kryendeshjen e javës së 29-të të Superligës të jetë maksimal.
Periudha e kaluar në drejtim të Kukësit ka qenë më e shkëlqyera për të si trajner dhe, natyrisht, Armando Cungu e mban ende mend. Ashtu siç ushqen respektin për këtë qytet dhe njerëzit e tij, por nesër do të jetë ndryshe. “Te kjo skuadër kam kaluar vërtetë momente të shkëlqyera. Kam shumë respekt për Kukësin dhe kukësianët, por duke qenë tashmë pjesë e një skuadre tjetër, për më tepër Vllaznisë, skuadrës së qytetit tim, do të mundohem t’i shërbej sa më mirë asaj dhe padiskutim që do të kërkojmë pikë. Vërtetë Kukësi ka një skuadër shumë të mirë dhe jo më kot është në vend të parë. Ka një kontigjent të bollshëm me lojtarë cilësorë, një trajner profesionist dhe shumë punëtor, po ashtu një president shumë ambicioz. Në këto kushte, e di që ata do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, por edhe ne nuk do të heqim dorë kollaj nga objektivi për të mos dalë pa pikë”, – ka thënë numri një i pankinës shkodrane.