Njëri futbollist dhe menaxher, tjetri klienti i tij dhe një nga shpresat e Vllaznisë për këtë sezon. Uliks Kotrri dhe Sasha Delian, duhen të jenë një pjesë e rëndësishme e Vllaznisë, së këtij sezoni, por dy lojtarët këmbëngulin se nuk janë ende pjesë e tij. Dhe jo vetëm njëri, por të dy. Si Kotrri dhe Delain, kanë vendosur që fati i tyre të jetë i njëjtë: bashkë të Vllaznia, ose bashkë larg saj. “Përpara nisjes për në Mal të Zi, ju kam thënë se nuk kam firmosur akoma për Vllazninë. E njëjta gjendje vazhdon të jetë edhe tani kur po mbushet rreth një javë që jam këtu në Nikshiq. Realisht, unë po stervitem rregullisht nën drejtimin e teknikut Mirel Josa, por, për të firmosur kontratën, akoma jo”. Teksa spjegon rrethanat e tij tek Vllznia, Uliksi, thekson, se qëndrimi apo jo tek Vllaznia varet vetëm atëherë kur të ulem në tavolinë me presidentin Fushaj dhe të diskutoj realisht ofertën financiare që ai më ofron “Kam kërkuar ta takoj atë ditë që kam mbërritur në Shkodër së bashku me Sasha Delain, por nuk ishte present. Kam pritur se mund të vinte ndonjë ditë në Nikshiq ku po zhvillojmë fazën përgatitore, por deri tani, ai nuk ardhur asnjëherë këtu”, shton Kotrri. Në të njëjtin pozicion ndodhet edhe Sasha Delain. “Përpara se të merrja vendimin të vija në Shkodër kemi zhvilluar disa takime me Uliksin, dhe përfundimisht kemi marrë një vendim për t’iu përgjigjur interesimit të Vllaznisë”, thotë Delain, i cili me këtë rast përmend edhe shifra të ofruara nga drejtuesit e Vllaznisë në mënyrë që ai të vishej kuqeblu. “Por, të gjitha këto janë vetëm biseda, sepse me presidentin akoma nuk jemni takuar për t’I dhënë drejtim këtij problemi, gjë që presim të realizohet së bashku me Uliksin në ditët e javës së ardhshme”. Por lojtari është i kujdesshëm, të thotë se është lojtar i Vllaznisë: “Të shohim, thotë ai, akoma nuk jam takuar me presidentin për të vulosur gjithçka rreth kontratës sime. Vetëm atëherë kur të hedhë firmën time në kontratë, atëherë e quaj veten pjesë të Vllaznisë”. Në miqësoren me Sutjeskën, ai nuk pranoi të aktivizohej, pasi nuk ka nënshkruar ende.

Sport Ekspres

Komentet