Data 14.7.07 asht një ditë e shenuar, më në fund në tribunen e Loro Boriçit u valëvit një banderole e re. Ajo banderolë kishte të shkruar mbi të nje emer , " VLLAZNIT " dhe ishte paraqitja e nje grupi te organizum tifozash shkodran . 
Historia e krijimit te ktij grupi asht e gjate dhe fillon 3 vite ma pare .  
Tut Rrahmani sebashku me Zamirin para 3 vitesh  fillojnë bisedat për krijimin e një grupi ose shoqatë tifozash e cila duhej të kishte një menyre te re organizimi në krgasim me menyrat e perdorura vitet e kaluara. Në kontaktet me tifoza të tjere ne qytet ishte perforcuar kjo ide që organizimi të bëhej por jo sipas modelit te shoqates se vjeter te krijume prej Tut Rrahmanit por sipas modeleve te reja, ashtu sic i kanë edhe vendet tjera rreth nesh dhe në Evropë. Eksperiencen e fituar nga kontaktet me grupe të organizume nga Kosova dhe informacionet e marra përmes internetit  ndihmuan ne perforcimin e menyrës së re të organizimit te tifozerisë, gjë që u pranu bashkarisht nga te gjithe tifozët dhe filloi puna per krijimin e këtij grupi te ri .
Si fillim u banë bisedat mes inisiatoreve per detajet dhe mbasi u ra dakort filloi me pa edhe mundesite financiare per mbarvatjen e puneve ne vazhdim. Normalisht që per në kohen qe bahet fjale financimi ishte pak i veshtire dhe u bisedua edhe me Klubin e Vllaznise per ndoj ndihme sado te vogel. Edhe pse tifozeve iu premtuan ndihma ato nuk u bene kurre realitet dhe organizimi filloi në 15 ndeshjet e rradhes ku me sforco shume te medhaja paguhen nga inisiatoreve flakadana, lodra, flamuj, ne menyre qe te mbeshtet siç duhet skuadra e Vllaznisë.
Koha kalonte por vështirësitë bëheshin edhe ma të mëdha sepse stadiumi kishte filluar të zbrasej sepse Vllaznia nuk po ecte ashtu si duhej. Mbas një konflikti edhe me drejtuesat e atëhershëm të Vllaznisë ku inisiatoret nuk pranuan të jenë pjesë e lojës së shit-blerjeve të ndeshjeve, vendosën që të mos shkojnë më në stadium dhe për 2 vjet rresht Tut Rrahmani me shokë nuk paraqiten ne stadium. Në ato kohe Vllaznia bie shume poshte dhe tribunat boshatisen deri në "rekordin historik" ku tribuna 20-she nuk ka asnjë tifoz .
Koha kalon dhe ndrron edhe drejtimi i Vllaznisë dhë meqe ne fillimet e ktij drejtimi të ri shikohen shpresa të mira per Vllazninë, vendoset rikthimi i tifozave në tribunë. Rikthimi bahet jo më në vendin e zakonshëm, në mesin e 20-shes, por vendoset të dilet në hark ku në dy ndeshjet e para ne Shkoder organizohet një atmosfere e mirë në ndeshjen e parë me Luftetarin dhe ne të dyten me Tiranen. Në këto dy ndeshje perdoren flamuj dhe flakadane te bleme me shume mund e sakrifica  prej tifo-grupit Vllaznit Ultras. Vendoset qe tifoja të vazhdojë në hark, edhe per arsye financiare edhe per arsye se ne mesin e 20-shes kanë ndërruar tifozet dhe organizimi ne ate pjese bahej i veshtire per arsyet se tifozat atje janë më shumë te prirun ndaj sharjeve sesa ndaj mbeshtetjes së skuadres. Nje arsye tjeter ishte edhe ideja që rinia të spostohet në hark siç bëhet në të gjithë botën duke dale mbas portave sepse edhe lirshmeria per të bërë tifo asht më e madhe .
Ne shume ndeshje Vllaznit Ultras vazhdojnë të qendrojnë atje dhe pranë tyre fillojnë të afrohen edhe tifoza të tjere që fillojnë të mbeshtesin Vllaznine sipas disa menyrave te reja.
Gjate ksaj kohe ne hark mundesohen nga disa dashamirës edhe flamuj të medhej 5 m qe per here te pare valviten ne stadiumin tone.
Edhe nga ana e klubit ka interesim per kete grup te ri që ban tifo ne hark dhe fillojnë kontaktet e para mes inisiatoreve dhe drejtuesave. Bisedimet kryhen me personin e caktum ne klubin Vllaznia per kontakte dhe biseda me tifozerine, person me te cilin vazhdojn edhe sot .
Tribuna anesore, e cila hapej vetem në ndeshje të veçanta, kerkohet të jetë e hapur gjithmonë, por numri i tifozave fillon te bjere dhe  me kerkesë te disa tifozevë, Vllaznit Ultras marrin vendimin që të rikthehen ne mesin e tribunes 20-she sipas "kushteve" të Vllaznit Ultras ne organizimin e tifozerise ne ate pjese ku tradicionalisht kanë qendruar tifozat aktiv të Vllaznisë.
Rikthimi i ketyre tifozave aty pritet mire nga pjesa ma e madhe e tifozave dhe ka ndeshje qe tifoja bëhet shume e mire. Në këto kushte nga ana e klubit merren masa qe te kete lehtesira per tifozat edhe ne ndeshjet jashte dhe fillojnv te vihen nv dispozicion autobuza per ata tifoze aktive qe skan mundesi te mira ekonomike qe te mund te udhtojnë edhe ne qytetet e tjera per te qenë prezent dhe aktiv ne perkrahjen e skuadres tone.
Mund të theksohet se ne kete sezon qe kaloi organizimi më i mire jashte ka qenë në ndeshjen me Tiranen ne Tirane ku koreografia e pergatitun ne ate ndeshje dhe perkrahja ndaj skuadres kan ken ne nivelet me te mira per kushtet e vete tifozërisë në atë kohë.
Edhe më vone organizimet skan munguar por pas disa ndeshjeve te dobeta që zhvillon Vllaznia dhe per efekte ekonomike ne njefare mase ka nje ranie te tifos nga ana e tifo-grupit Vllaznit Ultras.
Antare te grupit vazhdojnë të mbajnë kontakte vazhdimisht mes njeri-tjetrit  edhe pse ndonjë organizim të mire nuk ka per disa kohe por prezenca në stadium ka qenë e vazhdueshme, po ashtu edhe ne ndeshjet jashte.
Per të gjithe shikohet e domosdoshme kijimi i diqkaje më të organizume dhe per ketë edhe me mirekuptimin e Klubit Vllaznia zhvillohet një takim në zyrat e saj për të pa mundesinë e krijimit të një shoqate tifozash ku si fillim mund te ndihmonte edhe klubi me ato që kishte mundesi .
Ne mbledhjen e mbajtur ne ate kohe nga disa tifoze te respektum por  te vjeter ne moshe insistohej ne krijimine  nje shoqate tifozash ndersa nga ma te rinjte ne krijimin e grupeve te tifozave. Ne fundin e mbledhjes u ra dakort per Grupimet dhe opcioni Shoqate ra poshte.
Me ranien dakort per krijimin e grupeve te organizume te tifozave filloj edhe puna ma e madhe per ti kriju këto grupe ne menyre qe grupet te afrojshin sa ma shume rreth vedit tifozat aktiv  sepse do te konsiderohej Grup Tifozerik ai qe do mund te afronte pran vedit te pakten 10-20 vete ku si ndihme këtij grupi nga ana e Klubit Vllaznia do i jepej edhe nje hapësire në ambientet e stadiumit per ta perdore si vend takimi, magazine per materiale te ndryshme ose edhe thjesht si vend qe grupi te perdorte per nevojat e tij qe do ti dukeshin më imediate.
Kohe para ktij takimi, Grupi i kryesum prej Tutit dhe Zamirit  kishte marre masat dhe mbasi mbledh edhe emrat e 20 antareve te tij, paraqitet me emrin e vet " VLLAZNIT  ULTRAS " dhe me moton  " NJE JETE, DY NGJYRA , NJE SKUADER ",  menyren e organizimit dhe njefare rregulloreje si fillim.
Duket se punet kanë filluar të ecin mire por veshtiresite shfaqen persëri, ku ka probleme me pjesen qe i takon klubit duke mos i siguruar ketij grupimi ambientet e premtuar. Me rënien e cilesisë së vete skuadres se Vllaznisë tribunat fillojnë prap te boshatisen dhe nga vete antaret e grupit ka moskordimin per veprimet qe duheshin ndermarre ne vijim.
Hezitimet nga te dyja anet sjellin edhe ne stopimin e nismes se marre per organizimin e grupeve. Vjen nje periudhe ku tifo ne stadium bahet por jo ashtu si shpresohej .
Periudha e keqe qe fillon me kalu Vllaznia ndihet edhe mes tifo-grupit ku mas ndeshjes se humbur me Peqinin ne Shkoder disa prej anetareve rimarrin vendimin per te mos shkuar më në stadium. Edhe pse ky vendim zbatohet nga shume prej nesh, në ndeshjen me Teuten ku vendosej qendrimi ne vendin e dyte, pjesa ma e madhe e tifo-grupimit Vllaznit Ultras kthehet ne tribune dhe mundohet të perkrahe Vllaznine me aq sa kishte mundesi .
Largimi i Vllaznise nga objektivi Uefa sjell edhe ftohjen me skuadren. Këtu më vone ndikon edhe fakti qe nga klubi ska tentativa per te ndihmuar sadopak edhe ato tifoza qe deshirojnë të shkojnë në Kroaci kur mundesite e klubit ishin qe atje te kishte sadopak edhe tifoza shkodran. Nga ky moment ka terheqje te disa prej antareve kryesore qe edhe pse jan prezent ne tribune ne ndeshjen me NK Zagrebin rrijnë të ndarë ne tribune. Peshen kryesore te asaj ndeshjeje ne krijimim e koreografise dhe menyren e perkrahjes e mbajn te rinjte e afruar pak kohe ma pare.
Eksperienca e ktyre te rinjve nuk asht shume e madhe por deshira per te ba diqka ma shume se gjenerata e vjeter nuk mungon. Rritmi i mbajtun gjate asaj ndeshjeje ka kene shume i mire dhe nga kjo pas ndeshjes nga kontaktet  edhe me tifoza te tjere te Vllaznise qe rrijne ne tribunen vip (30-she) flitet per ndihme karshi grupit qe ka marre persiper organizimin e 20-shes.
Si pasoje e ktyne zhvillimeve arrihet qe te sigurohet edhe ndihma per banderolen e grupit qe do prezantohej ne ndeshjen e radhes me Trabzonsporin. Humbja e thelle ne Turqi e zbeh komplet iniciativen per paraqitjen zyrtare te grupit por ne javen qe vijon mes shume debateve dhe mendimeve qe pasojne merret vendimi qe ne ndeshjen me Trabzonin ne Shkoder ,te behet paraqitja e tij si grup i organizum me vendqendrimin e ri ne tribunen 20-she  dhe me banderolen me emrin e grupit .
Normalisht qe ate ndeshje nuk kishte shpresa per ndoj mrekulli por paraqitja u bë më shume me qellimin se kishte edhe 5 jave qe do fillonte kampionati dhe thjesht njerezit ta dinin qe prej fillimit te ktij kampionati ne tribune do ishte edhe nje grup i ri tifozash te organizum .
Faktikisht paraqitja e ktij grupi asht bërë në nje dite te keqe per Vllaznine por vendimi per te dale ate dite asht ba i pak edhe zorile sepse ashtu u mendu per situatat qe do vijshin ne vazhdim .
Sa per informacionet e para grupi "VLLAZNIT ULTRAS" ka ne perbamje te vet antare ku pjesa ma e madhe jan te rinj te moshes 16-24 vjec qe kanë deshire me vazhdu me kete nisme te re edhe pse pa shume eksperience. Në repertor janë futur qe më perpara edhe ndonje kange dhe brohoritje te re per Vllaznine dhe shpresohet qe ne te ardhmen te bahet më mire e normalisht synohet qe numri i tyne te shtohet më shume.
Aktualisht Vllaznit Ultras kane disa materiale qe mund te perdoren ne ndeshjet e ardhshme por shpresohet që me kalimin e kohes te kete ndihmë edhe nga tribuna 30-she ku nje grup tifozash te respektuar kanë premtuar për ndihmë.
Vllaznit Ultras falenderojnë per ndihmen e dhënë pa asnje interes edhe Tifozat Kuq e Zi qe prej 3 vitesh ka në mundesuar dhenien e disa materialeve si flakadana, tupana, flamuj kombetar per tifozat shkodran.
Per momentin antaresimi ne tifo-grupin "Vllaznit Ultras" asht i lire me vecorine e asaj qe antaret e grupit duhet te jene mbi moshen 16 vjeç. Mbasi te sigurohet edhe nje vend normal si vend takimi dhe me shtimin e numrit te antareve do shikohen edhe menyrat e organizimit te vete grupit permes nje rregulloreje qe mund te perpilohet vete nga antaret duke zgjedhur menyren e organizimit me kryesi apo bord drejtues .
Rruga asht e gjate dhe e veshtire por me deshiren e madhe qe anetaret e ketij grupimi kane per Vllaznine dhe qytetin e Shkodres do mundohen qe te baje diqka ma shume per ti mbrojte me dinjitet ngjyrat tona Kuq e Blu .

       
          "Vllaznit Ultras"  
Nje jete , Dy ngjyra , Nje skuader 

Shkoder

Komentet