Si do te vendoset fati i mbrojtesit Dabulla? Pezullimi dhe gjobitja e tij ka marre permasa te gjera ne opinionin publik shkodran dhe me gjere. Kjo ka qene edhe pika me e nxehte e dy diteve te fundit ne qytetin verior, qe ka spostuar teresisht nga vemendja takimin e kthimit me kroatet e NK Zagreb. Ne te gjithe kete mesele qe ka perfshire kampin shkodran - duhet pranuar se nuk eshte aspak pozitive per vete momentin qe kalon Vllaznia - “rruga” duket “pa krye”. Duke iu referuar komenteve te shumte qe vazhdojne te behen ne qytetin verior, qofte te atyre qe perfaqesojne masen e tifozerise, por me konkretisht te asaj pjese specialistesh dhe verteranesh sporti dhe opinionistesh qe u qendrojne vazhdimisht prane kampit kuqeblu, pasi jane peshuar dhe ripeshuar situatat dhe prononcimet e protogonisteve te kesaj ngjarjeje, nuk jane akoma ne gjendje te gjejne se ku peshon faji dhe pergjegjesia e kesaj ngjarjeje. Here ngarkohet Dabulla, here tekniku Josa, i cili deklaron se e ka marre vete persiper lenien jashte formacionit te Dabulles, duke e gjykuar jashte formes se duhur fizike. Nj` pjese tjeter anon tek presidenti Fushaj, duke e trajtuar nderhyrjen e tij ne skuader te panevojshme, aq me teper kur nuk ka qene i mireinformuar sa duhet me situtaten ne fjale. Gjithsesi, ai qe duhet “te ule kryet” dhe te kerkoje sqarimin e problemit ne fjale eshte vete Dabulla, qe ne fakt e ka bere ne menyren me te mire. Gjate prononcimit te tij telefonik - qe prej kthimit nga Kroacia ai vazhdon te qendroje ne Tirane - ai eshte shprehur: “Une i kam dhene argumentet e mia dhe nuk dua te ndalem me ne to, por ajo qe me shqeteson eshte fakti i moskomunikimit me presidentin Fushaj. Gjate ketyre dy diteve, vetem me SMS kemi folur, dhe kjo nuk eshte e mire. Gjerat mund te zgjidhen dhe sqarohen me mire duke folur drejtperdrejt ne sy. Dhe, nje gje te tille do ta deshiroja te behej realitet sa me shpejt, sepse duke u ulur gjakrat, edhe punet sqarohen shume me mire, pasi une jam i bindur se zoti Fushaj eshte keqinformuar”.

Sport Ekspres

Komentet