E shtune 23 Qershor 2007, Stadiumi "Kranjèeviçevoj", Zagreb - Kroaci

\"\"\"\"


 Nk Zagreb - Vllaznia


2 - 1

Shënues : Nadareviç 18\' , Labudoviç 64\' / Nora 3\'

\"\"

Nk Zagreb:

  Bašić, Čutura, Labudović, Lajtman (87\' Jurendić), Pejić, Ibričić (59\' Grgić), Nadarević, Mand?ukić, Lovrek, Parlov, Mujd?a . Trajner: M. Blazeviç

Vllaznia:

Grima, Kotrri, Lici, Lika, Osja, Nora ( 90\' Tafili), Kaci ( 76\' Hoti), Dalipi ( 71\' Cani), Ahi, Simotanko.    Trajner: M. Josa

Kartone te verdhë : Čutura (24\'), Lajtman (44\'), Parlov (49\') /      
    Lika (51\'), Ahi (71\')

Kartone të kuq : Lovrek (89\') / Ahi (73\') - dy te verdha

Gjyqtarë : Müftüoglu, Duran, Ok (Turqi)


Skuadra e Vllaznise ka arritur te largohet nga Zagrebi, me nje humbje minimale. Shkodranet kane humbur 1-2 dhe goli I Arlind Nores eshte nje ndihme e madhe ne rrugen drejt kualifikimit.
 
Skuadra e Joses, kaloi ne avantazh qe ne minuten e trete. Goditje nga kendi, devijon topin nje lojtar i Vllaznise dhe prane portes shenon nga gjirokastriti Arlind Nora, firmosja e muajit te fundit per Vllaznine.
 
Vendasit, me pas shtuan presionin duke shenuar dy here, nga nje gol ne cdo pjese loje ( ne te njejten minute). Goditje nga kendi per ekipin kroat kercen fort lojtari Nadareviç dhe shenon me koke ne minuten e 18-te golin e barazimit.
Pjesa e dyte fillon me te njejtin formacion si ne pjesen e pare. Ne minuten e 64\' ekipi i Nk Zagreb kalon ne avantazh me ane te Labudoviç i cili ka perfituar nga nje pasiguri e mbrojtes shkodrane.
Ne minuten e 73\'  Ahi eshte ndeshkuar me kartonin e dyte te verdhu duke lene Vllaznine me 10 lojtare.
Nje minut para perfundimit te kohes se rregullt te ndeshjes eshte larguar me te kuqe lojtari i Nk Zagrebit Lovrek. Me rezultatin 2-1 perfundon ndeshja e pare e vlefshme per kupen Intertoto ku Vllaznia e shef vetem me afer kalimit te turit.
Ndeshja e kthimit luhet me date 30 qershor ora 20:00 ne stadiumin Loro Boriçi, ku pritet te ndejket nga shume tifoze shkodrane.
 
Vlersimi i medias kroate per lojtaret:

ZAGREB: Bašić     6, Nadarević    7, Labudović    7, Čutura    6.5, Mujd?a    6, Lajtman    5.5 (87. Jurendić     -), Parlov    6, Ibričić    5.5 ( 59. Grgić     5.5), Pejić    6, Lovrek    5.5, Mand?ukić    6

VLLAZNIA: Grima   6, Ahi    5.5, Kotrri  6, Teli    5.5, Lika    5.5, Nora    6 ( 90 Tafili     -), Osja  5, Simo  6, Kaci    5.5  (  75 Hoti     -), Dalipi  5 ( 71. Cani   -), Lici    5


Mirel Josa : Jam shume i kenaqur nga rezultati

“Vllaznia ka arritur nje rezultat shume te mire, ndonese eshte nje humbje minimale”, u shpreh trajneri I Vllaznise Mirel Josa. “Une e konsideroj nje rezultat qe do te na ndihmoje shume dhe te them te drejten nuk e prisja kete rezultat. Ndeshjen e ardhshme ne jemi te favorizuar, por kjo nuk do te thote qe cdo gje eshte e zgjidhur. Skuadra qe luajtem sot eshte e rezikshme dhe shume lehte mund te na kushtoje eliminimin. Prandaj duhet patur shume kujdes. Na duhet patjeter mbeshtetja e tifozave, pasi skuadra kroate eshte mesuar te luaje ne nje numer te vogel shikuesash sic e pate edhe sot qe nuk kishte shume dhe kjo mund te jete nje favor i joni per ndeshjen ne Shkoder, pasi stadiumi “Loro Borici” ka nje limit me te madh vendesh dhe shpresojme qe te kemi shume tifoze. Besoj se kjo do te ishte nje ndihme e madhe. Do te na mungoje Ahi, i cili mori dy kartona te verdhe, por besoj se ne kemi shume shanse te kualifikohemi, por sic e permenda duhet shume kujdes” .

Pershtatur nga AlbaniaSoccer.com

Komentet