Kane patur probleme kuqeblute e Vllaznise, ende pa nisur rrugetimin e tyre drejt Zagrebit, ku neser do te luajne ndeshjen e pare te Kupes Intertoto. Ishte programuar per t’u nisur ne oren 16:30, por autobusi me kuqeblute e Vllaznise ka lene qendren e qytetit vetem 18:15. Vonesa i ka shqetesuar jo pak futbollistet, pasi neser, ne 17:30 do te ndeshen ne kryeqytetin kroat me NK Zagreb. Nga sa u informuam, kjo vonese u shkaktua sepse vizat kroate, ne ambasaden ne Tirane, ishin marre po dje

Xhevahir Sukaj, pa vize

Sikur te mos mjaftonte kjo vonese prejdy oresh, nga trajneri Josa mesuam per nje tjeter problem jo te vogel, qe lidhet me sulmuesin Xhevahir Sukaj. “Sukaj nuk do te udhetoje me skuadren, - na ka thene dje Josa. - Arsyeja eshte se ai nuk eshte pajisur me vizen kroate, si rezultat i keqperdorimit te pasaportes se tij, cka nuk eshte vleresuar si normale nga ana e personelit te ambasades”. Mungesa e Sukajt nuk eshte pritur aspak mire, kur dihet qe eshte nje nga armet kryesore te sulmit. Kjo eshte bere edhe ne evidente, kur me skuadren nuk ka udhetuar as goleadori Vioresin Sinani, i cili, me gjithe deshiren e drejtuesve per ta patur me vete, ka qene i pamundur fizikisht per ta perballuar kete ndeshje. Nderkohe, mesohet se Sukaj po ben perpjekje per te nxjerre nje tjeter dokument identifikimi, ne menyre qe te binde punonjesit e ambasades ta pajisin me vizee me tej te gjeje mundesine per te udhetuar privatisht drejt Zagrebit, me deshiren per te qene ne dispozicion te skuadres ne kete ndeshje.

Ditelindja e Kotrrit gjalleron atmosferen

Pikerisht ne castin, kur skuadra ishte ne kulmin e merzise per vonesen e shkaktuar, ne “drite” ka dale ditelindja e Kotrrit. Pikerisht dje, me 21 qershor, Kotrri mbushi 32 vjec, ndaj ai i ka gostitur te gjithe, futbollistet, stafin, gazetaret e tifozet, me nga nje torte, te shoqeruar me Red Bull. “Ne fakt, e kisha planifikuar ta beja nje gje te tille sonte (mbreme), ne Hercegnovi, por,kur pashe se gjendja psikollgjike e skuadres ra, nderhyra per te krijuar nje atmosfere me gazmore. Bera mire, sepse koha kaloi si pa u ndiere, deri sa erdhen pasaportat nga Tirana”, u shpreh Kotrri. se bashku me urimin “Edhe njeqind te tjera” u bashkua edhe urimi per nje paraqitje sa me dinjitoze ne Zagreb.

Mbreme, ne Hercegnovi

Itinerari i kuqebluve, ne udhetimin drejt Kroacise, eshte parashikuar ne dy etapa. Pjesa e pare ka qene ajo e mbremshmja, e cila ka perfunduar me mberritjen ne Hercegnovi, ku eshte kaluar edhe nata. Me pas, po me autobus, sot paradite do te udhetohet per ne Dubrovnik, ku eshte pronotuar nje avion carter, i cili do ta transportoje skuadren shkodrane drejt e ne Zagreb. Gjithnje, sipas programit te hartuar nga ana e drejtuesve te klubit, po sot, rreth ores 17.30,orari kur neser do te luhet ndeshja NK Zagreb﷓Vllaznia, shkodranet do te zhvillojne nje seance stervitore ne fushen e stadiumit te Zagrebit. Ne dispozicion te teknikut Josa per kete ndeshje jane keta futbolliste: Grima, Teli, Lici, Dabulla, Ahi, Osja, Simo, Lika, Kaci, Nora, Dalipi, Kotrri, Bishani, Hoti, Cani, E.Beqiri, Tafili, Guri, prej te cileve pritet te dale edhe formacioni, qe do te perballet ne ndeshjen e pare te Intertotos.
 

S’do jene Ivankovic dhe Vrdoljak

Ne prag te ndeshjes me Vllaznine e Shkodres, per Kupen Intertoto, faqja zyrtare e internetit te klubit NK Zagreb ka njoftuar per mungesen e dy futbollisteve titullare. Stoperi Vedran Ivankovic eshte demtuar ne ndeshjen miqesore qe NK Zagreb ka zhvilluar ne Ankara, me 17 qershor, ndaj Arabise Saudite, ku ka humbur 2﷓4. Ivankovic ka dale nga loja ne te 40' dhe me shume mundesi nuk do te jete pjese e skuadres per ndeshjen e pare ndaj Vllaznise, te shtunen, ndersa i eshte rekomanduar nje pushim shtateditor. I dyti eshte mesfushori Vrdoljak, i cili eshte demtuar ne stervitje pak kohe me pare dhe po ashtu nuk do te jete neser ne fushe.

Formacioni i NK Zagreb, ne miqesoren me Arabine Saudite: Stojkic, Labudovic, Nadarevic, Ivankovic (40' Pejic), Parlov (75' Soljic), Mujdza, Lajtman, Ibricic (60' Jurendic), Cutura, Lovrek, Mandzukic (53' Gergic).


Sport Ekspres

Komentet