Lista e titullareve te Vllaznise vazhdon te shtohet nga dita ne dite, kur dje ne mesdite ka hedhur firmen Albert Kaci, apo “floriri”, sikurse e vleresojne specialistet e futbollit, kurse ne mbremje vone jane “dorezuar” edhe Dalipi e Dabulla. Ndersa te dy “jabanxhinjte” do te vazhdojne te luajne me te njejten fanelle, qe paten edhe nje sezon me pare, Kaci do ta ndryshoje ate qe nga dje. Shkodrani i “vogel”, qe ka fituar ka fituar titullin kampion me Vllaznine, te njejtin sukses e ka arritur edhe me verdheblute e Elbasanit, me te cilet ka luajtur ne tre sezonet e fundit. Me te gjithcka eshte vendosur dje paradite, ne zyren e presidentit Valter Fushaj, kur Kaci ka hyre per te mos dale pa e firmosur kontraten, duke konkretizuar bisedimet e zhvilluara gjate diteve te fundit. Veprimi i tij nuk ka kaluar pa dhene efektin pozitiv ne gjirin e skuadres shkodrane, pjesa me e madhe e se ciles e ka mesuar pasdite, para seances stervitore. Madje, nder ata, qe e ka mesuar ne mjediset e stadiumit lajmin e firmosjes se Kacit per Vllaznine, ishte dhe vete Josa, i cili kishte mberritu ne Shkoder pak para fillimit te stervitjes, pasi paradite kishte pritur mbledhjen e Komisionit te Apelit, ku do te mesonte dhe vendimin ndaj apelimit te tij. Por edhe dje Apeli nuk eshte mbledhur, duke e shtyre per te merkuren vendimin.

Nostalgjia verdheblu, optimizmi kuqeblu

Pasi eshte mesuar se Kaci ka firmosur per Vllaznine, natyrshem ne drejtim te tij kane vershuar urimet e rastit, perfshi dhe nga tifozet, qe nuk mungojne te ndjekin seancat stervitore, por edhe zhvillimet ne zyren e presidentit Fushaj. Urimi i perbashket ka qene qe firma e Kacit te pasohet edhe nga te tjera. ara fillimit te stervitjes, gezimin me te madh e ka shfaqur kapiteni Safet Osja, i cili ka qene bashke me Kacin pjese e Elbasanit kampion, por qe u kthye te Vllaznia nje vit me pare. Vete Kacaj shprehet i kenaqur per zgjedhjen qe ka bere. Ne prononcimin e tij per “Sport Ekspres”, ai shpreh mirenjohjen per presidentin Fushaj, me te cilin mbylli ne mirekuptim kontraten financiare. Ndersa Josa eshte shprehur me konsiderata per vlerat e Kacit. “Firmosa per Vllaznine per dy gjera, - thote vete Kaci. - E para, per respekt te skuadres e te tifozerise se saj dhe, e dyta, me symimin per t’i shtuar karrieres sime sportive edhe nje titull tjeter, cka me duket i realizueshem ta arrij te Vllaznia e ketij sezoni”. Por Kaci nuk hedh prapa ato tre vite qe kaloi prane Elbasanit, lidhjen me te cilin e beri nga miku i tij, trajneri i asaj kohe, Artan Bushati. Ndaj, ne adrese te gjithe atyre, me te cilet punoi e luajti te Elbasani, sidomos te presidentit Arben Laze, se bashku me tifozet e zjarrte te ketij qyteti, ai dergon pershendetjet e perzemerta dhe u eshte mirenjohes. Ndersa i mbyllim keto shenime, mesohet lajmi i vone se, pas stervitjes, edhe Dalipi e Dabulla kane arritur mirekuptimin perfundimtar me presidentin Fushaj. Nerkaq, edhe dje, Belisha e Dibra jane stervitur ne menyre individuale, cka tregon se ende nuk kane gjetur marreveshjen me drejtuesit e klubit.

Komentet