Shkodranet jane teper te vendosur per te kundershtuar vendimet e Komisionit te Disiplines, qe u dhane pak dite me pare ndaj klubit, trajnerit dhe disa futbollisteve kuqeblu. Per te qene me bindes ne qendrimin e tyre, ata kane thirrur ne ndihme edhe juristin e Klubit te Futbollit Vllaznia, avokatin Apollon Haxhi. Pasi eshte njohur imtesisht me rregulloret perkatese te FSHF-se, avokati ka bere me dije se masat e dhena, ndaj Vllaznise, jo vetem qe jane te padrejta, por dhe te pavlefshme ligjerisht.

Faji, i organizatoreve

Gjate konferences per shtyp, te dhene per mediat, avokati Apollon Haxhi, duke iu referuar pikes se pare te denimit, ate te voneses se fillimit te ndeshjes, per te cilen fajsohet Vllaznia, argumenti i tij ligjor eshte krejt ndryshe. “Nuk eshte aspak e vertete. Fajin per fillimin me vonese te ndeshjes e kane organizatoret, pra Klubi i Tiranes, i cili, i impenjuar per ceremonite festive te titullit ka patur problemet e veta dhe Vllaznia nuk ka pse te denohet me gjobe”, thote Haxhi. Sipas tij, vonesa nuk ka qene e qellimshme, ne te kundert, ajo duhet te argumentohet me prova. Ndersa, persa i perket largimit te lojtareve te Vllaznise nga fusha e lojes dhe rifutjes ne te, Haxhi thote se “duhet pranuar qe kjo ka nodhur”, por Komisioni i Disiplines nuk ka marre ne analize teresime e fakteve, ashtu sic e kerkon edhe vete Kodi i Drejtesise Sportive. “Ne kete rast, - komenton avokati, - kemi te bejme me nje braktisje te justifikueshme, pasi ajo ka ndodhur si rezultat i ndryshmit te ambientit, nga ai sportiv ne nje ceremoni dasmore. Ne kohen qe skuadra protestonte kunder nje vendimi te padrejte te gjyqtarit te ndeshjes, fusha e futbollit u kthye ne nje shesh valleje, ku hidheshin para dhe kendohej, me protagoniste lojtaret kundershtare. Ne keto kushte, kur nuk mund te flitej me per futboll dhe gjyqtari nuk merr asnje mase, Vllaznia le fushen e lojes duke pritur qe te rikthehej normaliteti. Ndonese nje veprim i marre me vetegjyqesi eshte i denueshem, eshte gjithashtu edhe i justifikueshem. Ne keto kushte, mendojme se ne baze te pikes 12 te nenit 24, Vllaznia nuk duhet ndeshkuar per kete veprim, pasi ishte pasoje e mosrespektimit te ketij paragrafi nga vendasit”.

Denimi i Joses, jo ne rregullore

Ne te njejten kohe, avokati Haxhi eshte ndalur gjate edhe te pavlefshemria e denimit te trajnerit Josa. “Duke iu referuar nenit 25 te rregullores, denimi i Joses argumentohet si terheqje perfundimtare nga loja dhe jo si ne rastin tone, qe ka qene nje veprim i perkohshem, i detyruar nga ndryshimi i ambjentit dhe me qellimin e mire per mosacarimin e gjerave ne kompleksitetin e tyre. Pika 9 e nenit 25 ka te beje me nje realitet tjeter, ku trajneri eshte protagonist i braktisjes perfundimtare te fushes”, ka thene avokati, qe ka vazhduar te shpjegoje kontradiktat qe hasen ne interpretimin jo te sakte, qe u jane bere pikave te rregullores, ne rastin e percaktimit te mases ndaj Joses. Haxhi e quan krejt te pabazuar ligjerisht denimin e trajnerit. Per te gjitha keto, perfshire edhe disa interpretime ne adrese te denimit te futbollisteve, te cilat sipas tij nuk jane korrekte, kur ndaj tyre mund te aplikohet edhe masa e gjobes, juristi ka bere te ditur se Klubi Vllaznia e ka depozituar zyrtarisht ankesen ne Komisionin e Apelit. Ai eshte shprehur i bindur se, bazuar ne rregullore, nenet e te cilit jane te qarta, ankimimi i Vllaznise do te merret parasysh, sidomos per denimin me gjobe te klubit dhe pezullimin gjashte muaj te teknikut Josa.

Sport Ekspres

Komentet