Njeshi i shkodraneve konfirmon kapitenin Osja, mbrojtesin Teli dhe gjirokastritin Nora, nderkohe qe ne mbyllje te bisedimeve jane edhe Sinani, Lici, Belisha, Sina e Tefik Osmani.
Ashtu sic kishte premtuar, presidenti shkodran Valter Fushaj nuk ka vonuar te filloje e te beje realitet emrat e Vllaznise se re. Pasi ka kryer pune, me ate me kryesorin, drejtuesin e skuadres - detyre te cilen ia ka besuar serish Mirel Joses - Fushaj ka ne qender te vemendjes “rehatimin” e atyre qe do te luajne ne fushen e lojes. Diten e hene njeshi i klubit kuqeblu ka qendruar ne kryeqytet, duke bere bisedime te njepasnjeshme me nje sere titullaresh te kampionatit shqiptar, te cilet dite me pare jane lakuar si alternativa te mundshme per te qene pjese e Vllaznise. Nderkohe, dje, ai eshte pare gjate te gjithe kohes te qendroje pa levizur fare nga rezidenca e tij prane Hotel “Koloseo”, ku ka vijuar “misionin” e tij.

OK nga Osja, Teli dhe Nora

Te paret qe kane zyrtarizuar veshjen e tyre kuqeblu jane Osja, Teli dhe Nora. Ndersa dy te paret jane ne shtepine e tyre, i treti mberrin per here ne qytetin verior duke bere realitet nje deshire te dy viteve te fundit, por qe per arsye te ndryshme nuk u be realitet. Tre blerjet u konfirmuan nga vete presidenti Valter Fushaj, duke shprehur ne te njejten kohe kenaqesine qe keta futbolliste do te jene ne sherbimin e skuadres kuqeblu per sezonin e ardhshem. Me Osjen dhe Telin, presidenti i klubit kuqeblu ka kryer dy pune njeheresh: elbasanasit pretendonin te rimerrnin ne gjirin e tyre ish kampionin verdheblu, Safet Osja, nderkohe qe Admir Teli ishte vene ne shenjestren e te kuqve te Partizanit. Keshtu, pervecse po kompleton skuadren e tij, Fushaj nuk i po i jep mundesi rivaleve te marrin ne skuadrat e tyre lojtaret titullare.

Sinani, 90 perqind i Vllaznise

Pervec konfirmimit te treshes Osja-Teli-Nora, njeshi i kuqebluve ka bere te ditura edhe levizjet e fundit ne kampin shkodran. Keshtu, per njerin nga emrat e shumelakuar ditet e fundit, ate te Viorensin Sinanit, edhe pse ne planin zyrtar nuk ka patur nje konfirmim te tille, presidenti shkodran deshiroi ta quaje pjese te Vllaznise. “Une kam biseduar me Viorin dhe besoj se kemi gjetur mirekuptimin ne te gjitha aspektet qe kerkon merkatoja. Kesisoj, nuk ka pse te mos e quaj ate pjese te Vllaznise”, tha zoti Fushaj, i cili, duke dashur te ishte me i sakte ne ate qe thoshte, saktesoi se, “Sinani eshte zgjidhur ne 90%”, dhe se mbetja pezull ka qene per shkak te angazhimit te tij ditet e fundit me perfaqesuesen. Besueshmeria per nje riveshje kuqeblu te “Kepuces se Arte” te kampionatit te fundit konstatohet edhe ne pohimet e vete sulmuesit potent, i cili, megjithe kenaqesine e “aventures” bardheblu, nuk e fsheh dëshiren e rikthimit ne qytetin e lindjes, aty ku pervec njerezve te tij me te afert te familjes, e pret edhe nje tifozeri e zjarrte.

Lici, Kaci, Belisha, Sina, Osmani ne bisedime

Pjese e axhendes se presidentit shkodran kane qene edhe bisedimet me emra te tjere qe priten te plotesojne formatin e skuadres shkodrane, qe duhet te jete e perfunduar me daten 6 qershor, dite kur skuadra do te nise nga pergatitjet per Kupen Intertoto. Keshtu, gjithnje sipas vete zotit Fushaj, ai ka vazhduar bisedat edhe me Licin, Kacin dhe Belishen, dy te fundit bujtes ne skuadrat e tjera te kampionatit te kaluar shqiptar per mos gjetjen e akordit financiar me te. Presidenti pohoi edhe per Sinen e Tefik Osmanin, me te cilet pas fazes se pare te bisedimeve te kryera ne Tirane, pritet qe ata te jene fizikisht ne qytetin verior per te kryer “hesapet” ne zyren e tij.

Sport Ekspres

Komentet