Ekipi i Vllaznise nen urdhrat e teknikut Mirsad Jonuz vijon stervitjen intensive ne prag te takimit te mesjaves me skuadren e Burrelit e vlefshme per Kupen e Shqiperise .
Gjate ketyre diteve pergaditje stafi teknik me ne krye maqedonasin Jonuz mesohet se ka ideuar formacionin qe do te hedhe ne fushen ku pjesa me e madhe e lojtareve vijne nga stoli, te cilet kane pasur pak hapesir gjate 4 jave te para te Superliges.
Ndryshimet ne kete takim do te nisin nga porta ku me shume gjasa porten shkodrane ne kete perballje do ta mbroje I sapo ardhuri gjate kesaj meraktoje Tedi Laco po ashtu pritet qe pjese e formacionit te jene edhe Ristevski , Lekaj , Ruqi , Cojacuru , Repaj , Bardulla , Ramadani , Wenderson si dhe Emerson.
Padyshim qe kjo ndeshje eshte nje mundesi e mire per te gjithe keto futbollist per te bindur trajneri Mirsad Jonuz per aktivizimin e tyre edhe ne ndeshjet e kampionatit . Kujtojme qe ky takim do te luhet diten e merkure ne oren 16:00 ne stadiumin “Liri Ballabani” te Burrelit .
Per shkodranet nuk eshte i pa njohur ky stadium pasi vitin e kaluar ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka marre nje fitore dhe nje barazim .

Komentet