Shkodranet pas fitores ne javen e pare me Lacin arrijne te dalin te pa mposhtur edhe nga stadium “Adush Muca” te Ballshit . Megjithese pritej qe ky takim te zhvillohej ne nje atmosfere elektrizuese te tifozerise kryesisht asaj vendase pasi ekipi tyre kthehej ne superiore pas nje kohe te gjate kjo qe nuk ndodhi pasi ne shkallet e stadiumit ishte nje numer i paket spektatoresh.
Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz kishte hedhur ne fushe kete formacion: Sherri , Gurishta , Malota , Shehi ,Shtubina ,Hygor , Krymi ,Lika ,Emerson ,Kruja ,Zogaj . Ndeshja nisi e kujdesshme nga te dyja skuadrat por me minutat qe kalonin Bylisi arriti te rrise presionin ndaj ekipt shkodran ku ne disa raste u afrua rrezikshem tek porta shkodrane ,ndersa Vllaznia e cila ishte vendosur mbrapa u mundua ta zere ne befasi me kundersulm mbrapavijen ballshiote , ku ne fillim Zogajn pastaj me Emerson u munduan te godasin porten e Hidit .
Pjesa e dyte nisi me te njejtin ritem si e para , ndoshta edhe fakti qe ky takim luhej ne temperatura te larta te cilat shkonin deri ne 36 grade beri qe niveli i lojes te ishte nen nivelin mesatar. Vlen te theksohet ne kete ndeshje pati minuta edhe per te riun Qardaku i cili gjate kesaj vere kaloj tek skuadra e Bylisit. I riu i talentuar nuk la shenje ne kete sfide por u ndeshkua me nje karton te verdhe pas nje nderhyrje te gabur ndaj Markut . Ballshiotet pas dy jave arrijne te marrin piken e pare ndersa shkodranet tashme jane ne kuoten e kater pikeve dhe per javen e trete do te presin ne Shkoder ekipin e Tiranes . Ky takim do te zhvillohet diten e shtune ne “Loro Borici “ .

Komentet