Shkodranët kanë përmbysur Kukësin në 45 minutat e para dhe nuk kanë mundur që të shënojnë më në fraksionin e dytë. Verilindorët e gjetën golin të parët me Baldenë, por kuqeblutë ishin ata përmbysën gjithçka me anë të Kalasë dhe Çinarit. Shkodranët shpërdoruan shumë për gjatë gjithë ndeshjes, pasi humbën një 11 metërsh me anë të Sukajt. Kukësi ishte i pamotivuar në këtë sfidë, teksa bëri shumë pak për të marrë fitoren. Vllaznia shfrytëzoi maksimalisht mosinteresimin e Kukësit, por dhe fitoren e Laçit në Kamzë e tani shpreson shumë te mbijetesa, edhe pas java e fundit do të jetë shumë e ethshme.

Vllaznia 2-1 Kukësi
Shënues: Çinari 41′, Kalaja 45+1’/ Balde 32′

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota (Gurishta 58′), Pjeshka, Berisha, Çinari, Krymi, Tafili, Lika, Kalaja, Sukaj (Pusi 73′). Trajner: Ervis Kraja.
Të gatshëm: Selimaj, Isufi, Dyca, Ruqi.
Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku (Peposhi 46′), Ethemi, Musolli (Joti 53′), Shkodra (Imami 67′), Ebipi, Koldash, Balde. Trajner: Peter Pakult.
Të gatshëm: Koci, Guri, Idrizi.

Sport Ekspres

Komentet