Skuadra shkodrane po bëhet gati për ndeshjen e rradhës me Kukësin dhe në fakt stafi teknik ka ende dy probleme me lojtarët që janë të dëmtuar. Bëhet fjalë për Olsi Gocajn dhe Denis Pjeshkën. Të dy ata nuk kanë luajtur në miqësoren e djeshme ndaj Tërbunit por kanë zhvilluar disa vrapime rreth pistës së stadiumit “Loro Boriçi”. Natyrisht që vëmendja është tek këto dy futbollistë për të shpresuar që ata të rikuperohen por shanset për të dy janë shumë të pakta.

Ideja është që Pjeshka të jetë i gatshëm për sfidën e javës tjetër ndaj Kukësit dhe gjasat janë që kështu të ndodhë sepse stafi mjekësor po punon shumë me lojtarin që të jetë në dispozicion të trajnerit Gjoka. Por nga ana tjetër, për Gocajn nuk ka lajme të mira sepse edhe për 2-3 javë mendohet që të mos luajë për shkak sepse ende nuk e ka kaluar dëmtimin që ka marrë në ndeshjen e fundit të vitit të kaluar, atë ndaj Partizanit.

Komentet