Për sfidën ndaj Partizanit
“Ua kam shpjeguar edhe lojtarëve të mi që rezultate të tilla siç i ndodhi Partizanit në Gjirokastër, ndodhin rrallë në futboll. Por në vlerësojmë Partizanin dhe na pret një ndeshje shumë e vështirë në transfertë. Mendoj se po të jemi të qetë dhe agresivë ndaj kundërshtarit, mund të marrim pikë. Jemi në një moment të vështirë, si Partizani, ashtu edhe ne. Po mundohemi të japim maksimumin. Gjatë gjithë javës jemi munduar ta përgatisim ndeshjen kundër Partizanit me shumë qetësi, sepse shkojmë për rezultat në kryeqytet. Duhet të jemi shumë të qetë në fushë dhe të japim maksimumin.

Çështja Hasani
“Në fakt, nuk është për mua. Ishte i dëmtuar javën e kaluar, kaq mund të them. Nuk merrem me kontratat dhe as me problemet e pagesave. Nuk e di sa paguhen lojtarët e mi. Vlerat e Hasanit dihen dhe largimi i tij i prish punë Vllaznisë. Shohim përpara dhe presim të mësojmë si do të mbyllet çështja e Hasanit. Lojtari ishte i dëmtuar, kemi raportin e stafit mjekësor dhe të vizitave që ai ka bërë. Ishte në Tiranë për terapi speciale, por nuk i rikuperua nga dëmtimi në pulpë.

Merkato
â₉€Â¹
“Të mbyllim ndeshjen me Partizanin, pastaj flasim të qetë për merkaton. Po punojmë në pikat tona më të dobëta, për mbrojtjen. Po shohim alternativat që na janë ofruar, pasi nuk duam të gabojmë. Orelesi është i rëndësishëm për Vllazninë, nuk e di kur i përfundon kontrata. Ai duhet të qëndrojë patjetër.”

Komentet