Teksa Bashkia e Shkodrës bën gati procedurat për shitjen e aksioneve të saj tek klubi i futbollit Vllaznia, hidhet dritë edhe mbi arsyet e këtij veprimi. Shkak kryesor është bërë pamundësia e Bashkisë për të mbështetur më financiarisht ekipin, i cili ndër vite ka shkaktuar vetëm humbje në buxhetin vendor. Janë jo pak, por 308 milionë lekë të reja humbjet, të cilat kanë ardhur duke u thelluar vit pas viti. Këto humbje janë pothuajse të barazvlefshme me kapitalin e KF. Vllaznia, i cili sot llogaritet në vlerën 320 milionë lekë.
“Bashkia Shkodër mendon se është e nevojshme që KF. Vllaznisë sh.a, si një klub me kërkesa të mëdha financiare, t’i krijohet mundësia e një administrimi më të përshtatshëm nëpërmjet PRIVATIZIMIT të tij. Privatizimi lind si nevojë për ta fuqizuar KF. Vllaznia sh.a”, shkruan në shkresa Bashkia. Bashkia jep dhe shembujt e periudhave të mëparshme kur sponsorët arrinin të mbanin ekipin në nivele të larta, ndërsa vlerëson se privatizimi është një proces i mirëpritur nga tifozeria shkodrane.

Shitja e aksioneve të klubit do t’i kushtojë Bashkisë edhe disa shpenzime të tjera, konkretisht për vlerësimin e aseteve dhe përgatitjen e dokumentacionit për shitjen me ankand të aksioneve. Shërbimi i konsulencës do të kushtojë 833 mijë lekë, ndërsa vetë ankandi nuk pritet të ndodhë para Janarit të vitit të ardhshëm. Në dokumentet e bashkangjitura procedurës për gjetjen e konsulentit, Bashkia publikuar edhe bilancin e klubit për 4 sezonet paraardhëse. Vetëm për vitin 2016, bilanci regjistron një vlerë negative prej 48 milionë lekësh. Për vlerësimin e pasurisë së klubit, do të përdoret metoda që mbështetet në faktorë si të ardhurat, rezultatet sportive dhe tifozeria.

Klubi 9 herë kampion i Shqipërisë është themeluar si shoqëri aksionare në 29 Gusht 2011.

Ja edhe te ardhurat qe Klubi Vllaznia ka pasur nga viti 2013 deri ne 2016:

Te ardhura nga: Viti 2013 Viti 2014 Viti 2015 Viti 2016
Bileta 2.196.600 1.591.099 450.500 2.667.812
Reklama 4.010.000 1.300.000 - 1577.711
Sponsorizime - 1.200.000 490.248 -
Shitje Lojtaresh - - 9.819.878 2.500.000
Formimi i Lojtareve - - 2.139.770 -
Drejta Televizive 6.700.000 7.000.000 7.000.000 7.208.000
Bashkia Shkoder (buxhet i akorduar) ? 44.000.000 57.822.000 62.000.000


Humbjet e klubit Vllaznia perllogaritet te jene te barazvlefshme me kapitalin aktual te klubit Vllaznia qe shkon ne rreth 320 milion leke te reja.

 

Komentet