Dëshira është e madhe për ta nisur me fitore këtë kampionat dhe në fakt do ta tentojmë këtë gjë pavarësisht se përballë do kemi një ekip me traditë si Lushnja megjithatë ne nuk duhet të harrojmë që jemi Vllaznia dhe duhet të respektojmë emrin dhe historinë e këtij klubi. Objektivi jonë i vetëm për këtë takim është padyshim fitorja"- ka thënë ai. Ndërkohë i pyetur në lidhje me atë se cili do të jetë objektivi i skuadrës shkodrane në sezonin e ri, trajneri Cungu është përgjigjur: "Nuk mendoj se ka ndonjë trajner në botë që e ndan me thikë vendin se ku do të renditemi në fund të kampionatit. As unë nuk dua të bëj parashikime por mendoj se mundësitë i kemi për të bërë gjëra të mira. Minimalisht duhet të renditemi në mesin e tabelës dhe pastaj të shohim për më lart. Edhe vjet ishim në pozita shumë të mira, ishim në vend të katërt dhe po tentonim Kupat e Europës por në 4-5 ndeshjet e fundit ndodhi çfarë ndodhi dhe rrezikuam shumë. Por pavarësisht këtyre gjërave, u renditëm në vendin e shtatë me pikë të njëjta me të pestin. Sivjet i kemi mundësitë për të bërë gjëra më të mira me kontigjentin që kemi por të mos harrojmë se kampionati ka për të qenë edhe më i vështirë se vjet".

Komentet