Zërat e ditëve të fundit që flasin për një dilemë të qëndrimit apo jo të Armando Cungut sërish në krye të Vllaznisë kanë marrë një përgjigje nga kryebashkiakja Voltana Ademi. Nga sa mësohet, ajo ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me trajnerin aktual deri në fundin e sezonit të ri. Por kushti i vetëm është padyshim ai…, nëse trajneri do të qëndrojë vetë, apo jo, sepse sipas saj mund të ketë ndonjë arsye personale që të mos e vazhdojë punën në krye të kuqebluve.

Numri 1 i klubit shkodran ka bërë të ditur se është e kënaqur me punën e bërë nga ky trajner dhe stafi i saj, por padyshim që sezoni i fundit ka patur edhe problematikën e vet, ndaj natyrisht që në ditët e ardhshme do të ketë edhe një analizë të hollësishme me të gjithë pjestarët e Vllaznisë për të nxjerrë edhe arsyet që çuan në problematikën e ndeshjeve të javëve të fundit. E rëndësishme është që puna të nisë shpejt dhe rikonfirmimi i trajnerit Cungu nga ana e kryebashkiakes Ademi është diçka pozitive, sepse ai e njeh më mirë se kushdo tjetër atë grup lojtarësh.

Burimi: TeleSport.al

Komentet