Vllaznia ka marre 3 pike me shume vlera ne ndeshjen e luajtur ne Selman Stermasi kunder Tiranes. Penalltia e Gocaj ne minuten e 53 te takimit dhe goli me koke i Gurishtes kane bere qe Vllaznia te marre nje fitore ne mes te Tiranes. 
Ndeshja ka filluar e shpjete per Vllaznine, ku ne 20 minutat e para te ndeshjes qarkullon mire topin dhe kerkon qe te shenoje, por pa ja arritur qellimit. Me pas eshte Tirana ajo qe behet me e rrezikshme dhe ne minuten e 22 Taku ben nje gjuajtje te bukur nga jashte zone, por portieri shkodran Selimaj devijon topin ne goditje kendi. Ne minuten e 39 Tirana arrin te shenoje me ane te Eden, por kryesori Sino, kishte vershellyer me pare per nje goditje te topit me dore nga lojtaret e Tiranes.
Ne minuten e 43, Hoxhallari ben nje gjuajtje nga 30 metra, por serish Selimaj devijon topin ne goditje kendi. Me kete rast mbyllet edhe pjesa e pare e ndeshjes. 
Ne pjesen e dyte, Vllaznia kryen nje zevendesim, ku ne vend te Bardulles aktivizohet sulmuesi i talentuar Hebaj. 
Vllaznia fillon e merr frenat e lojes dhe ne minuten e 52, lojtari i Tiranes Aquah, prek topin me dore dhe kryesori fare prane aksionit vershellen per penallti. 
Gjuajtjen e penalltise e merr persiper Olsi Gocaj dhe tregohet i sakte. Minuta e 53, Vllaznia kalon ne avantazh. 
Minuta te mira per Vllaznine qe vazhdon te kercenoje porten e Ilion Likes, por pa arritur qe te dyfishoje rezultatin.
Ne minuten e 79, kapiteni Shtubina, largon ne menyre te gabuar nje top te larte i cili perfundon tek Sise, i cili barazon rezultatin. Minuta e 79 dhe ndeshja Tirana - Vllaznia ne barazpeshe.
Ne minuten e 80, tranjeri Cungu ben 2 zevendesime, duke futur ne fushe Krujen per Bakaj dhe Gurishten per Krymin. 2 minuta me vone ne nje goditje denimi per Vllaznise do te jete Gurishta ai qe shenon golin e vantazhit per Vllaznine. 
Ne minutat e mbetura, Vllaznia mundohet te administroje lojen, kurse Tirana ne kerkim te golit te barazimit, por pa ja arritur dot. 
Me kete fitore Vllaznia forcon vendin e 5 te klasifikimit me 35 pike, 1 me pak se vendi i 4 i cili mbahet nga Luftetari. 
Ndeshja e ardheshme e Vllaznise eshte ne stadiumin e qytetit te Kukesit, kunder ekipit qe kryeson Superligen. 




 

Komentet