Sa i takon ndeshjes në fushë, Vllaznia ka nisur ditën e sotme përgatitjet për të. Ajo çfarë duhet parë është gjendja shëndetësore e Kalajës dhe Markut, të cilët kanë patur probleme me dëmtimet. Stafi mjekësor po punon për rehabilitimin e tyre, megjithatë ende nuk ka asgjë të sigurtë nëse do të jenë në gjendje të luajnë apo jo. Rikthehet, ndërkohë, mbrojtësi Cicmil, që ishte i pezulluar me kartonë në takimin ndaj Teutës. Kjo do të bëjë që trajneri Cungu të ketë më shumë alternativa për ndërtimin e formacionit.

tirana-vllaznia


Kuptohet që nuk do të jetë aspak e lehtë marrja e fitores ndaj Tiranës, e cila ka ende si pikësynim kapjen e një vendi që të çon në Europë, megjithatë edhe Vllaznia është e vendosur për të synuar vetëm trepikëshin. Me mbështetjen e tifozëve të saj, kjo mund të jetë edhe e arritshme, por duhet bërë shumë kujdes. Nga fati i kësaj ndeshjeje varen shumë gjëra, edhe sa i takojnë merkatos së janarit dhe ecurisë së skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit.

Komentet