Vendasit i kanë kushtuar më tepër rëndësi lojën në mbrojtje për të mos u ndëshkuar ndërkohë që edhe miqtë nuk është se kanë patur shumë raste shënimi. Për t’u përmendur, një përplasje kokë më kokë në mes mbrojtësit të Vllaznisë Antonio Marku dhe atij të Skënderbeut Ademir, në minutën e 35-të, si rrjedhojë e së cilës, të dy futbollistët janë çarë në kokë dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit për të marrë mjekimin, por për fat, me asnjë problem për to. Sa i takon ndeshjes, si trajneri Cungu ashtu edhe Josa u shprehën se rezultati ishte i kënaqshëm por sigurimin se ndeshja e pas një jave për kampionat, do jetë një histori krejt tjetër.

Barazimi i sotëm natyrisht që lë të hapur mundësinë e kualifikimit për Vllazninë megjithatë duket qartë se objektivi i saj nuk është kupa por sigurimi i mbijetesës në kampionat e për këtë arsye, javën tjetër do të kërkojë sërish pikë ndaj Skënderbeut.

Komentet