Shumë zhurmë, shumë diskutime prej dy muajsh megjithatë Këshilli Bashkiak Shkodër në mbledhjen e tij të sotme ka miratuar akt-marrëveshjen që do të firmoset në mes Bashkisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për rikonstruksionin dhe përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi”. Nga ajo çfarë u mësua, thuajse janë plotësuar të gjitha kushtet e vëna nga Federata e cila do ta përdorë këtë stadium për 20 vite për ndeshjet ndërkombëtare të të gjitha ekipeve kombëtare po ashtu edhe të klubeve shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës apo dhe për ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës. 

Ky impiant sportiv, për pjesën tjetër të kohës do të administrohet nga Bashkia Shkodër dhe për rrjedhojë, do të luajë në të ekipi i Vllaznisë. Diçka e çuditshme në këtë mbledhje por diskutimi për këtë pikë ka kaluar krejt lehtë, pa as më të voglin kundërshtim nga këshilltarët dhe ndryshe nga sa u bë shumë zhurmë edhe në media, palët tashmë janë sqaruar plotësisht. Ndoshta edhe krijimi i komisionit “ad hoc” me këshilltarë të Bashkisë Shkodër, për të shqyrtuar pikat e kontratës dhe dialoguar me përfaqësuesit e Federatës ka ndikuar pozitivisht, teksa falë dialogut janë ndryshuar disa pika të marrëveshjes.

EDI RAMA SHKRUAN MOTON NACIONALISTE FRANCEZE NË FANELLËN E KOMBËTARES SHAQIRI VOTOHET SI BLERJA E TRETË MË E DËSHTUAR NË PREMIER LEAGUE REAL MADRID PËRJASHTOHET NGA KUPA E MBRETIT FSHF U RINOVON LIÇENSËN “UEFA A” 20 TRAJNERËVE KOSOVARË BËRDICA: BASHKË ME TIFOZËT, VLLAZNIA E MUND TIRANËN DERBI LUHET NË “SELMAN STERMASI”, 3 MIJË BILETA PËR TIFOZËT E KUQ “KAMALEONI” GUARDIOLA: 100 NDESHJE, 100 FORMACIONE TË NDRYSHME… HOXHA: TIRANËS IA KEMI MARRË DORËN, TIFOZËT TË MOS MBETEN JASHTË PreviousNext Bashkia Shkodër-FSHF, miratohet marrëveshja për stadiumin Është miratuar sot me marrëveshje të plotë në Këshillin e Bashkisë Shkodër, akt-marrëveshja e hartuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me impiantin “Loro Boriçi”   FSHF do të përdorë këtë stadium për 20 vite, për ndeshjet ndërkombëtare të të gjitha ekipeve Kombëtare, sikurse dhe të klubeve shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës, apo dhe për ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës Gjergj Kola, 4 December , 2015 | 20 shikime 0 SHARES FacebookTwitter Shumë zhurmë, shumë diskutime prej dy muajsh megjithatë Këshilli Bashkiak Shkodër në mbledhjen e tij të sotme ka miratuar akt-marrëveshjen që do të firmoset në mes Bashkisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit për rikonstruksionin dhe përdorimin e stadiumit “Loro Boriçi”. Nga ajo çfarë u mësua, thuajse janë plotësuar të gjitha kushtet e vëna nga Federata e cila do ta përdorë këtë stadium për 20 vite për ndeshjet ndërkombëtare të të gjitha ekipeve kombëtare po ashtu edhe të klubeve shqiptare që marrin pjesë në Kupat e Europës apo dhe për ndeshjet finale të Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës. Këshilli Bashkiak Shkodër në mbledhjen e sotme ku u miratua marrëveshja e FSHF-së për stadiumin “Loro Boriçi”. Ky impiant sportiv, për pjesën tjetër të kohës do të administrohet nga Bashkia Shkodër dhe për rrjedhojë, do të luajë në të ekipi i Vllaznisë. Diçka e çuditshme në këtë mbledhje por diskutimi për këtë pikë ka kaluar krejt lehtë, pa as më të voglin kundërshtim nga këshilltarët dhe ndryshe nga sa u bë shumë zhurmë edhe në media, palët tashmë janë sqaruar plotësisht. Ndoshta edhe krijimi i komisionit “ad hoc” me këshilltarë të Bashkisë Shkodër, për të shqyrtuar pikat e kontratës dhe dialoguar me përfaqësuesit e Federatës ka ndikuar pozitivisht, teksa falë dialogut janë ndryshuar disa pika të marrëveshjes. Akt-Marrëveshja e miratuar nga Këshilli Bashkiak Shkodër Akt-Marrëveshja e miratuar nga Këshilli Bashkiak Shkodër E rëndësishme është që tashmë çdo gjë u mbyll dhe mbetet vetëm firma në mes kryetares së Bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi dhe presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka, për lëvrimin e fondit prej 4 milionë eurosh që UEFA ka financuar për këtë projekt. Inatet e nisjes së punës pa pyetur “të zotët e shtëpisë” dhe disa gjëra të tjera, tashmë janë lënë pas dhe pritet vetëm përfundimi i punimeve në “Loro Boriçi”, në mënyrë që Vllaznia dhe Kombëtarja të luajnë sa më shpejt aty.

telesport.al ©

Komentet