Mbase i mësuar tashmë me Vllazninë që lundron në fundin e klasifikimit, trajneri provizor i shkodranëve, Armir Grima, e ka marrë me sportivitet disfatën e radhës që kuqebluve iu servir këtë mbrëmje nga Partizani kryesues. Një ndeshje, fati i të cilës u vendos pikërisht në minutën e fundit të takimit.

“Luajtëm mirë, ishim të barabartë dhe pësuam një gol të pafat në fund. E pësuar në minutat e fundit, humbja djeg edhe më shumë. Gjithsesi, dua të përgëzoj të gjithë skuadrën për lojën e treguar. Besoj se nga kjo ndeshje meritonim një barazim. Nuk mendoj se vuajtëm shumë ndaj partizanit, sepse rivali nuk dominoi, edhe pse luante në shtëpi dhe kishte tifozët në favor”, u shpreh Grima.

“Pavarësisht humbjes, ndeshja e sotme më bën shumë optimist për të ardhmen, sepse nëse luajmë kështu, nuk do ta diskutojmë qëndrimin në Superiore. E rëndësishme është që të bëjëmë punën tonë sepse me vështrësitë u mësuam. Duhet të bëjmë punën tonë”, deklaroi drejtuesi i skuadrës së Vllaznisë.

 

Komentet