Nëse ndodh ndryshe, ardhja e këtij 20-vjeçari do ishte shumë e mundshme dhe bashkë me Selimajn e Sherrin do mundoheshin për të garantuar portën e kuqebluve. Kjo e fundit në sezonin që sapo lamë pas ka treguar jo pak probleme dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit janë detyruar të hyjnë në merkato. Gjonikaj konsiderohet një element me shumë perspektivë dhe mund të jetë një e ardhme e kësaj skuadre.

 

Në fakt, Vllaznia edhe para dy sezonesh ka tentuar ta marrë portierin në fjalë, por fillimisht nuk e lejoi Dinamo, skuadër që e kishte pjesë të sajën. Këtë herë mund të jetë e treta e vërteta dhe deri në fund të javës do mësohet çdo gjë për këtë lëvizje, nëse do realizohet apo jo.

Komentet