Skuadra shkodrane Vllaznia U-17 nuk ka mundur dot të shpallet kampione e Shqipërisë për këtë grupmoshë. Në ndeshjen finale të luajtur sot në Tiranë ndaj Flamurtarit ajo është mundur me rezultatin 0-1 dhe kësisoj ka qenë skuadra vlonjate ajo që është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2014-15.

Sa i takon ndeshjes, duhet thënë se Vllaznia nuk ka zhvilluar ndeshjen e saj më të mirë. Kuptohet që në rradhët e saj kanë ndikuar mungesat për arsye kartonash të dy futbollistëve të saj kryesorë, Rajçeviç dhe Erkoçeviç. Në pjesën e parë loja ka qenë përgjithësisht e mirë dhe futbollistët e trajnerit Volumi janë munduar të dominojnë në fushë por pa shënuar dot. Në të dytën skuadra nuk ka funksionuar ashtu si duhet dhe për rrjedhojë ka pësuar një gol ndërkohë që as barazimi nuk e nxirrte kampion Vllazninë e për rrjedhojë ka qenë Flamurtari që është shpallur kampion.

Për kategorinë U-19 Partizani ka mundur në finale Shkëndinë e Tiranës 2-1 dhe është shpallur kampion. Ekipet e Akademisë Vllaznia kësisoj shkurorëzon në të dy grupmoshat megjithatë kanë qenë ekipe elitare edhe në këtë sezon.

ShkodraSport

Komentet